Sep 10, 2007

Një burrë përbëhet nga...

Një burrë përbëhet nga
Mishi dhe gjaku
Nga sytë, kockat dhe uji.
Gjëra të njëjta si këto përbëjnë djalin
dhe vajzën e tij!

Një pemë përbëhet nga
gjethi dhe limfa
Nga lëvorja, frytet dhe kokrrat.
Ajo mban folenë e një zogu
në degët e saj
Dhe mullizezat hanë frytet e saj!...

Një tryezë përbëhet nga
druri i zhveshur,
i lëmuar si qumështi.
A thua e ëndërron ndonjëherë diellin,
erën, shiun dhe bubullimat?!

Dhe kur burri merr
sëpatën e sulmon
,
dhe i bën tallashet të fluturojnë
A është duke lindur ndonjë tryezë?
Apo është vetëm një pemë që po vdes!...


Shkodër, më 11.09.2007


Përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe: Mirsad Sylja

0 comments: