Çudi (!), si disa pará na duken aq të mëdha kur i japim në Xhami dhe aspak të vogla për t’i harxhuar në treg (pazar).
Çudi (!), kur përton të veshësh këpucët për të shkuar në xhami dhe nuk përton t’i veshësh ato për të shkuar në kinema, në kafe, për të mos thënë në ndonjë vend të turpshëm.
Çudi (!), kur thua se nuk ke kohë të falësh një namaz dhe kur ke kohë të merresh me thashetheme e të përgojosh të tjerët.
Çudi (!), kur mendon për veten tënde se nuk ke kohë të lexosh një faqe në Kur`an e kur ke kohë të lexosh ato gazetat e revistat e kota për të mos thënë të turpshme e të dëmshme.
Çudi (!), si nuk mund të përqendrohesh në namaz, e kur sheh ndonjë film përqendrimi yt është në maksimum.
Çudi, kur përton të rrish me një mysliman, të vizitosh një të afërm; e kur s`përton të rrish, e të vizitosh ata shokët e “shoqet” që Zoti është i hidhëruar me ta.
Çudi (!), kur s`punon aspak për të hyrë në Xhennet, dhe kur e di, se ai ekziston dhe se premtimi i All-llahut është i vërtet.
Çudi (!), kur s`punon aspak për të mos hyrë në Xhehenem, dhe kur e di, se ai ekziston dhe se premtimi i All-llahut është i vërtet.
ÇUDI APO JO?!... Thomëni pra!... A jeni duke qeshur? Apo jeni duke menduar?!

Shkodër, më 19.01.2005
Mirsad Sylja
****

1 comments:
Eselamu alejkum, Mirsad
Urime per faqen e re, Allahu te shperbleft per gjith kete pune kaq te mire, eshte nji faqe shum e bukur.
urime e suksese ne jete !
Post a Comment