Hapet porta dhe nis udhëtimi...
Me datën 25.12.2006, nisi udhëtimi për në Shtëpinë e Shenjtë. Në orën 9:00 të mëngjesit, arritëm në Aeroportin e Rinasit. Më pas, në orën 10:00 të paradites, u nisëm drejt Turqisë, drejt vendit që asnjë
herë nuk i mbarojnë rrëfimet. I shihje haxhinjtë shumë të gëzuar. Ishte një pamje e mrekullueshme! Arritëm në Turqi. Filluam një sërë vizitash në disa xhami të lavdishme të Stambollit. Ishte shumë bukur!
Pamja e bukur që të ofronte Stambolli të bënte që ta harrosh lodhjen e udhëtimit. Qëndruam për disa orë në “Qytetin e Minareve”, dhe më pas rreth orës 1:30 të mëngjesit, u nisëm për në Tokën e Shenjtë.
Atë natë aeroporti i Stambollit ishte pushtuar nga haxhinjtë. Të gjithë të veshur me rrobën e thjeshtë dhe madhështore të ihramit... Atë natë kishte pushtuar bardhësia Stambollin! Bardhësi gjithandej!
Më pas, diku rreth orës 1:30 të mëngjesit, nisi udhëtimi. Prezenca e popujve të ndryshëm dhe e racave të ndryshme pranë njëri-tjetrit, dëshmonte për vëllazërinë islame.
-Lebejk All-llahume Lebejk. Lebejke Le Sherike Leke Lebejk. Ine-l-Hamde, Ve-n- niamete, leke Vel-Mulk, La Sherike Lek!([1])
Kjo ishte thënia që na shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit tonë, dhe gjatë gjithë vizitës sonë në vendin e shenjtë. Kjo ishte thënia, e cila tregonte domethënien e këtij udhëtimi.
Mbërritëm në Xhidah.
Punonjësit e Aeroportit na drejtonin duke bërë me shenjë dhe duke thirrur: “Haxhi”. Menjëherë e kuptova se sa madhështore është kjo fjalë dhe sa bukur është kur të thërrasin “Haxhi”.
U nisëm për në Mekë. Gjatë udhëtimit shikoja anët e rrugës, shkretëtirë, gurë dhe rërë. Ishte hera e parë që e shikoja. Menjëherë mu mbushën sytë me lot, sepse mu kujtua Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë me të). E shikoja shkretëtirën, gurët, rërën, të nxehtin dhe thosha me vete: “Sa shumë të vështirë e ke patur përmbushjen e misionit tënd në këtë vend, me këto kushte, o i dashuri i All-llahut. Paqja e Zotit qoftë mbi ty, o zotëriu ynë!” Arritëm në Mekë. Pasditen e ditës së hënë nisemi për në Qaben e madhërishme, për të bërë “Umren”.
Mbërritëm pranë Qabes! Para meje shfaqet Qabja me madhështinë e saj... Për pak çaste nuk fola as edhe një fjalë me miqtë që kisha në krah. Përjetova një gjendje të jashtëzakonshme emocionale. Nuk po më ngihej syri duke parë Qaben, ndonëse shikimin e kisha të fiksuar në të!...
Falëm me përkushtim namazin e jacisë dhe më pas kryem Umren me të gjitha ritet e saj. Pas kësaj i erdhi radha ujit të bekuar. I erdhi radha ujit “Zemzem”.
-Ah çfarë uji ishte! Ta shuante etjen, të kthjellonte mendjen e të freskonte shpirtin. Zemzem!
Numri i haxhinjve sa vinte e shtohej. Një gjë e tillë ndodhte edhe në Qaben e madhërueshme. Në të shihje fytyra të lumtura, por edhe fytyra të frikësuara, që i drejtoheshin All-llahut për falje e udhëzim. Fakti që besimtarët faleshin në krah të njëri-tjetrit, dëshmonte për vëllazërinë islame. Nuk kishte përparësi arabi ndaj jo arabit, i ziu ndaj të bardhit, i verdhi ndaj të kuqit. Të gjithë të barabartë! Ummeti ynë është një, edhe Zoti ynë është një!
Vizitat në Arafat dhe Muzdelife ishin të një rëndësie të veçantë. Zoti i madh i kishte mbushur me bereqet këto dy vende të shquara.
Në Arafat njerëzit nuk pushonin së faluri namaz dhe së luturi Zotin i cili i kishte ftuar. Pendoheshin me sinqeritet para Tij dhe pendesën e tyre e shoqëronin me pika loti në sy...
Pendoheshin për gabimet që kishin bërë. Qanin ngase e kujtonin kohën kur e kishin hidhëruar të Madhërishmin. Kërkonin falje e mëshirë, duke iu drejtuar All-llahut - subhanehu ve teala - me emrat e Tij të bukur. Pendoheshin e qanin...
Edhe qëndrimi në Mina ishte i veçantë. Aty takova shumë vëllezër nga vende të ndryshme të botës. Si për shembull: Takova një vëlla nga Kina, Abdul Weli Mi, i cili jetonte e punonte në Singapor të Australisë. Me të biseduam gjatë për çështje të ndryshme. Takova një vëlla nga Kameruni, Abdul Fettah, që kishte qenë pastor në një kishë në Kamerun. Kishte katër vite që ishte kthyer në Islam. Ishte shumë krenar që ishte musliman dhe më tregoi historinë e konvertimit të tij në Islam. Ndër të tjera më bëri përshtypje se shtëpinë e tij e kishte kthyer në një qendër islame. Të gjitha dhomat e shtëpisë, me përjashtim të kuzhinës, i kishte vënë në shërbim të Islamit. Aty kishte vendosur një bibliotekë të madhe, një video projektor, etj.
Takova një vëlla tjetër nga Turqia, i cili ishte imam në një xhami në Aksaray dhe njëkohësisht profesor në Universitetin Islam në Stamboll.
Takova një vëlla nga Pakistani, i cili ishte profesor në Universitetin Islam në Pakistan. Ndër të tjera, gjatë bisedës më tha se kishte takuar mbi pesë herë dijetarin tonë shkodran, Shejh Muhamed Nasirudin Albanin (pastë rahmet) dhe gëzonte një respekt të madh për të, gjithashtu edhe shejh Abdul Kadër Arnautin (pastë rahmet), ndërsa për shejhun tonë Vehbi Sulejman Gavoçin, më tha se e kishte mik dhe se kontaktonte shpesh me të. Takova një vëlla tjetër nga India, i cili ishte ministër në Indi. Takova kryemyftiun e Afrikës së Jugut, me të cilin biseduam gjatë. Takova shumë vëllezër të tjerë, me të cilët biseduam dhe kaluam momente të bukura së bashku. Është e rëndësishme të them, se me shumicën e këtyre vëllezërve që takova dhe bisedova, ruaj kontakte me anë të internetit edhe tani pas haxhit.
Pas tavafit të lamtumirës, nisemi për në Medine. Qëndrimi në Medine ishte i veçantë. Në Medine ishte një qetësi e mrekullueshme. Qetësi që të gjallëronte mendjen e shpirtin.
Falja e namazeve në Xhaminë e Pejgamberit (paqja qoftë me të) pas imamit të mrekullueshëm Hudhejfe, na e shtonte më tepër imanin dhe na e kënaqte shpirtin.
Gjatë qëndrimit në Medine, vizituam edhe Uhudin. Aty shikuam malin e Uhudit, që ishte në ngjyrë të kuqërremtë dhe, me këtë ngjyrë dallonte nga të gjithë malet e tjerë të asaj zone. Mësova se ky mal ruhej nga shteti, sepse kishte pasuri të jashtëzakonshme minerale.
Shikova varrezat “El-Bekije”. Iu luta All-llahut - subhanehu ve teala - që t’i mëshirojë ata sahabe të nderuar që gjenden të varrosur aty, dhe të na bashkojë me ta në Xhenet.
Shikova anën e kodrës, nga e cila idhujtarët kanë kaluar pas shpinës së besimtarëve dhe kanë vrarë shumë luftëtarë muslimanë. Pastaj u nisëm për në xhaminë e parë të ndërtuar në Islam, xhamia “El-Kuba”. Falëm namazin e akshamit aty dhe më pas udhëtuam drejt xhamisë së dy kibleve, “Mesxhidul Kibletejn”.([2]) Në këtë xhami madhështore falëm namazin e jacisë. Më pas u kthyem në hotel.
Vizita tek varri i Resulullahut ishte shumë mallëngjyese. Kalova pranë varrit të këtij zotëriu dhe i dhashë selam, selam i cili dilte i ngrohtë nga shpirti im. Me shumë mall i dhashë selam edhe besnikut Ebu Bekr dhe të drejtit Umer ibn El-Hatab. “Es-selemu alejke ja Resul-All-llah”. Pas selamit dhe përshëndetjes shkova dhe fala dy rekate namaz te kopshti i Xhenetit. Pas namazit iu luta All-llahut që pas vdekjes sonë të na vendosë në kopshtet e Xhenetit të Tij! Erdhi dita e fundit e qëndrimit në Medine dhe e qëndrimit në Arabinë Saudite. U larguam nga ‘Medinja e Ndritur’ për në Xhidah. Hipëm në avion dhe u largova nga Arabia duke kujtuar shprehjen “Tarik ja Haxh”. “-Hape rrugën, hape rrugën”, thoshte haxhiu që kërkonte t’i hapej rruga, me qëllim që të afrohej më afër Qabes e të luste Zotin e Tij për falje e udhëzim. Tarik Ja Haxh!..
Me datën 25.12.2006, nisi udhëtimi për në Shtëpinë e Shenjtë. Në orën 9:00 të mëngjesit, arritëm në Aeroportin e Rinasit. Më pas, në orën 10:00 të paradites, u nisëm drejt Turqisë, drejt vendit që asnjë
herë nuk i mbarojnë rrëfimet. I shihje haxhinjtë shumë të gëzuar. Ishte një pamje e mrekullueshme! Arritëm në Turqi. Filluam një sërë vizitash në disa xhami të lavdishme të Stambollit. Ishte shumë bukur!Pamja e bukur që të ofronte Stambolli të bënte që ta harrosh lodhjen e udhëtimit. Qëndruam për disa orë në “Qytetin e Minareve”, dhe më pas rreth orës 1:30 të mëngjesit, u nisëm për në Tokën e Shenjtë.

Shkodër, më 19. 01. 2007
* * *
([1]) “Iu përgjigja thirrjes Tënde o All-llah, iu përgjigja. Iu përgjigja thirrjes Tënde, që nuk ke ortak, iu përgjigja. Ti sundon gjithçka dhe na jep mirësi, prandaj falënderimi të takon vetëm Ty, Ti nuk ke shok!”
Kjo shprehe përsëritet shpesh nga haxhiu gjatë udhëtimit për në “Tokën e Shenjtë”, por edhe pasi arrin atje.
([2]) Quhet “Mesxhidul Kibletejn”, ose “xhamia e dy kibleve”, sepse në fillim drejtimi i kibles gjatë namazit ishte drejt Kudsit (Xhamisë El-Aksa). Ndërsa besimtarët po falnin namazin e ikindisë, lajmërohen se drejtimi duhet ndërruar dhe duhet marrë si drejtim i kibles, Qabja e Madhërueshme. Besimtarët, ashtu siç ishin në namaz e ndërrojnë drejtimin, i binden urdhrit, dhe drejtohen nga Qabja.
Mirsad Sylja