Më 11 nëntor të vitit 2004, u largua nga kjo botë profesori i nderuar Dr. Honoris Causa, Faik Luli. Kjo ngjarje na pikëlloi të gjithëve. E përcollëm me lot në sy.
Ja, vitet kalojnë dhe njerëzit e mirë kujtohen me mall. Edhe profesor Faiku ishte njëri prej tyre. Një njeri i mirë.
Sa shumë e ndjejmë mungesën tënde profesor!
I ka marrë
malli sytë tanë, të shohin dritën tënde. Sa shumë na ka marrë malli profesor, vërtetë shumë!
Po flas pak për ju, i dashur profesor, sepse më duket sikur më largohet pak malli që kam për ty dhe... Ju jeni diku pranë, me atë buzëqeshjen që nuk të shterroi kurrë.
Profesori im i nderuar kishte një trup mesatar. Sytë ngjyrë ulliri, që Zoti i stolisi me dhuntinë e Tij. Kushedi, sa e sa germa, sa e sa dëshira, sa e sa ëndrra, kanë ‘lexuar’ ata sy!
Flokët i kishte të bardha si bora. Karakteristikë vetëm e njerëzve të mirë. Mos pyet për botën e brendshme të profesorit tim. Ishte një botë më vete. I ngjante një rruge të gjatë që nuk ka fund. Ah, sa bukur është të udhëtosh në këtë rrugë e në këtë botë!
Profesor, më ka marrë malli të të shoh teksa ecën korridorit të medresesë, teksa ngjit shkallët, teksa shpjegoje..., me atë kostumin (zakonisht blu) me kravatë, me flokë të thinjura e me zemër të madhe, kështu të mbaj mend.
Sepse “mendimet e mëdha (ashtu siç i patët ju profesor i dashur!) vijnë nga zemra e mirë”, thoshte Vovenarg-u!([1])
Bashkë me mallin, unë ruaj edhe këshillat e tua të urta profesor. Nga dita në ditë mundohem t’i zbatoj e t’i praktikoj në jetë. Janë thesar i vërtetë. Faleminderit!
Kam disa nga librat e tu (Dr. Honoris Causa). U kam rezervuar një vend të veçantë në bibliotekën time. I ruaj dhe i shfletoj shumë herë, sepse më duket sikur bisedoj me ju.
Sepse, kam nevojë për dituri, për këshilla, për urti, për dritë... Dhe vini si një dritë e bardhë, e pashuar, plot mall e kujtime...
Ja, vitet kalojnë dhe njerëzit e mirë kujtohen me mall. Edhe profesor Faiku ishte njëri prej tyre. Një njeri i mirë.
Sa shumë e ndjejmë mungesën tënde profesor!
I ka marrë
malli sytë tanë, të shohin dritën tënde. Sa shumë na ka marrë malli profesor, vërtetë shumë!Po flas pak për ju, i dashur profesor, sepse më duket sikur më largohet pak malli që kam për ty dhe... Ju jeni diku pranë, me atë buzëqeshjen që nuk të shterroi kurrë.
Profesori im i nderuar kishte një trup mesatar. Sytë ngjyrë ulliri, që Zoti i stolisi me dhuntinë e Tij. Kushedi, sa e sa germa, sa e sa dëshira, sa e sa ëndrra, kanë ‘lexuar’ ata sy!
Flokët i kishte të bardha si bora. Karakteristikë vetëm e njerëzve të mirë. Mos pyet për botën e brendshme të profesorit tim. Ishte një botë më vete. I ngjante një rruge të gjatë që nuk ka fund. Ah, sa bukur është të udhëtosh në këtë rrugë e në këtë botë!
Profesor, më ka marrë malli të të shoh teksa ecën korridorit të medresesë, teksa ngjit shkallët, teksa shpjegoje..., me atë kostumin (zakonisht blu) me kravatë, me flokë të thinjura e me zemër të madhe, kështu të mbaj mend.
Sepse “mendimet e mëdha (ashtu siç i patët ju profesor i dashur!) vijnë nga zemra e mirë”, thoshte Vovenarg-u!([1])
Bashkë me mallin, unë ruaj edhe këshillat e tua të urta profesor. Nga dita në ditë mundohem t’i zbatoj e t’i praktikoj në jetë. Janë thesar i vërtetë. Faleminderit!
Kam disa nga librat e tu (Dr. Honoris Causa). U kam rezervuar një vend të veçantë në bibliotekën time. I ruaj dhe i shfletoj shumë herë, sepse më duket sikur bisedoj me ju.
Sepse, kam nevojë për dituri, për këshilla, për urti, për dritë... Dhe vini si një dritë e bardhë, e pashuar, plot mall e kujtime...
Shkodër, më 21. 09. 2008
Mirsad SYLJA
P. S. Këtë shkrim ia kushtoj profesorit tim të dashur, Dr. Honoris Causa, Faik Lulit (pastë rahmet), i cili më mësoi me përkushtim; i jam shumë mirënjohës!


0 comments:
Post a Comment