- “Fjalë Frymëzuese” – Një libër me vlera -
Libri “Fjalë frymëzuese” përbën një ngjarje të shënuar për Mirsad Syljen, jo vetëm për vlerat qytetare dhe intelektuale që ngërthen ky libër, por edhe për faktin se autori dëshiron të krijojë marrëdhënie me problemet që përjeton sot kultura islame në Shqipëri. Si i tillë ky libër është i mirëpritur jo vetëm për besimtarët e islamë, por edhe për qarqet intelektuale.
I riu M. Sylja e njeh dhe e kupton qartë realitetin e qëndrimeve ndaj Islamit në Shqipëri dhe më tej. Ai e ndjen se ekzistojnë shqetësime si rrjedhojë e presioneve të stimuluara ndaj Islamit. Sylja është i ndërgjegjshëm se për kapërcimin dhe shërimin e të tilla situatave, kërkohet më çdo kusht që, në interes të ruajtjes dhe të forcimit të Islamit në Shqipëri, duhet të punohet për formimin shpirtëror të besimtarëve islamë. Në këtë frymë dhe me këtë angazhim, autori i librit përpiqet të kontribuojë duke hedhur dritë në ato probleme, që kërkojnë angazhim dhe zgjidhje, me qëllim që të pasurohet bota shpirtërore, të kultivohen virtytet dhe të lartësohet e reja.
Mirsad Sylja ka bërë të gjitha përpjekjet që në shkrimet e tij të sjellë frymën kuranore dhe jehonën e mësi
meve profetike. Ai kërkon të mbetet shumë serioz e i ndërgjegjshëm, kur ndalet në jetën, personalitetin dhe veprimtarinë e Profetit (paqja qoftë me të), duke ftuar që të jetë model i madh frymëzimi. Në libër ndjehet ajo kënaqësi që përjeton autori, kur nxit për mirënjohje ndaj këtij personaliteti shpirtëror të përmasave unikale e të papërsëritshme universale.Libri “Fjalë frymëzuese” krijon një atmosferë të këndshme, kur autori me përkushtim shpreh dashurinë ndaj Shqipërisë dhe dëshirës së madhe që ajo të integrohet e shëndetshme në Europë. Autori i librit bëhet shumë i përgjegjshëm kur paralelisht sjell mesazhe frymëzuese për edukimin shpirtëror të rinisë, për dashuri dhe përgjegjësi kombëtare dhe për tolerancë ndërfetare; për shtimin dhe forcimin e dashurisë mes shqiptarëve, për të qenë vëllezër (edhe pse nuk bihet dakord për çështje të veçanta).
Në libër ngulmohet që të rinjtë të shmangin çdo dukuri të pasivitetit dhe ftohen ato të mos bëhen pre e të palejueshmes; nxiten që në udhëtimin e tyre drejt se lejueshmes, drejt harmonisë islame, të frymëzohen nga ai brez i mrekullueshëm që të parët u rreshtuan përkrah Profetit (paqja qoftë me të) si thirrës të përhapjes të Islamit.
Në “Fjalë frymëzuese” tingëllon qartë ideja se një shoqëri mund të jetë e shëndetshme kur orientohet drejt dijes, që është thesar, është dritë.
“DHE THUAJ O ZOTI IM MË SHTO DITURINË!”
Ky libër me problematikën që trajton dhe me shumëllojshmërinë e temave që përfshin, shërben për t’i ndërgjegjësuar besimtarët dhe ndihmon për të hedhur poshtë e për të kundërshtuar shpifjet antiislame dhe qëndrimet ateiste.
“Fjalë frymëzuese” e Mirsad Syljes nuk është vetëm një kënaqësi e ligjshme për vetë autorin, por është edhe një gëzim i sinqertë për gjithë medresistët, prindërit dhe të afërmit që ndjekin me entuziazëm ecurinë e rrugës së Mirsadit.
Me kalimin e viteve libri do të fitojë gjithnjë e më shumë vlera për faktin se në të pohohen të vërtetat e kohës, duke krijuar një frymëmarrje për të ardhmen. Libri kontribuon për sot, por edhe për brezat e ardhshëm, që gjithnjë kanë dhe do të kenë nevojë për të tilla mesazhe.
Libri ka vlera sepse me ndjenjë e sinqeritet prek shqetësimet qytetare dhe shpreh ëndrrën e riut Mirsad Sylja që Shqipëria, që shqiptarët, që Shkodra, të bëhen më mirë, që këtu të jetohet më mirë.
Libri ka lera se fton që të kërkohet lumturia. Autori pohon se lumturia “...është një fortifikatë që mund të fitohet me punë, me përpjekje, me forcën e vullnetit dhe me një moral të fuqishëm”.
Libri ka vlera sepse na fton që kurrë të mos humbasim shpresën dhe gjithnjë t’i drejtohemi Të Madhit Zot për ndihmë, sepse Zoti juaj ka thënë:
“MË THIRRNI MUA! UNË JU PËRGJIGJEM!”
Adem BALA
MËSUES I MERITUAR
* * *
- Opinione për librin “Fjalë frymëzuese” -
- Opinione për librin “Fjalë frymëzuese” -
Spektër i bukur i ideve dhe mendimeve të shtjelluara me frymëzim dhe zotësi të madhe, që duke reflektuar përvojën e pasur dhe njohuritë mbresëlënëse të autorit përkitazi me thesarin e pamatshëm të fesë islame, informon dhe sqaron në mënyrë të shkëlqyeshme çështje të rëndësishme të jetës bashkëkohore, në dritën e tij.
Libër që do të lexohet me kënaqësi nga lexuesit e të gjitha moshave, si ndërlidhje e natyrshme e temave joshëse si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit, dhe si përpjekje e suksesshme që të paraqiten provat bashkëkohore të vërtetësisë së postulateve universale të diturisë islame, duke e përdorur metodën shkencore.
Prof. Dr Ferid Agani, pedagog dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.
...Një vepër themelvënëse për të ardhmen e ndritur të autorit, me mesazhe të guximshme, tërheqëse dhe nxitëse për dituri, mirënjohje, optimizëm e qytetari...
Gilman Kazazi, Teolog
Me liberalizmin e kanaleve të botimit në Shqipëri, duket tashmë sikur që të nëntë lumenjtë çojnë për në detin që u bë kos, dhe gjithkush ka shpalosur lugën për të përfituar nga iluzioni i përjetësisë apo komunikimit me diçka jashtë vetmisë ekzistenciale, iluzione të cilat pulsojnë midis tre gishtave të parë të dorës së djathtë të shumkujt prej njerëzve që dinë të shkruajnë.
Fizikisht, gjithë çka la shenjë, gjithçka që është shenjë, edhe pa qenë e shenjtë, hyn do s’do në vallet rrethore të komunikimit dhe përjetësisë.
Gjithë puna është tek cili kat i komunikimit dhe përjetësisë do të plluskojë shenja: në katin e fakteve të vetëdijshme apo në atë të artefakteve të vetëdijshme.
Pasioni i Mirsadit në librin e tij të parë më bën të shpresoj tek më e mira!
Si një bashkudhëtar i uroj rrugë të gjatë dhe sukses.
Ervin Hatibi, Poet
Mendoj se kjo vepër ka tërësi dhe përçon një mesazh të lartë. Shpresoj që autori të vazhdojë punën me këtë ritëm që ka dhe shumë shpejt do të behet një vravashkë e rrethit ku jeton.
Nexhat Ibrahimi, Publicist dhe Studiues Islam
...“Fjalë frymëzuese” e Mirsad Syljes nuk është vetëm një kënaqësi e ligjshme për vetë autorin, por është edhe një gëzim i sinqertë për gjithë medresistët, prindërit dhe të afërmit që ndjekin me entuziazëm ecurinë e rrugës së Mirsadit.
Me kalimin e viteve libri do të fitojë gjithnjë e më shumë vlera për faktin se në të pohohen të vërtetat e kohës, duke krijuar një frymëmarrje për të ardhmen. Libri kontribuon për sot, por edhe për brezat e ardhshëm, që gjithnjë kanë dhe do të kenë nevojë për të tilla mesazhe...([1])
Adem Bala, Mësues i merituar
http://www.shkruesiterinj.blogspot.com/
([1]) Për të gjithë të interesuarit, librin ‘Fjalë Frymëzuese’ mund ta gjeni tek libraria “Albania”, Parrucë; në librarinë “Ora e Shkodrës”, pranë postës në Pijacë; ose çdo të Xhum’a në xhaminë “Ebu Bekr”.




