Ngadalë-ngadalë dal nga shtëpia në rrugë, aty ku dashje pa dashje mbetet një pjesë e imja dhe mes shumë vështrimeve eci në një nga rrugët kryesore të qytetit. I afrohem “Pesë Heronjve”. Eci edhe
pak në drejtim të lindjes, aty marr djathtas e pastaj gjendem përball ndërtesës madhështore, e cila zbukuron qytetin dhe pa të, qyteti ynë i lashtë nuk do të ishte kaq i bukur dhe kaq tërheqës.
Në këtë ditë Ramazani hy në oborrin e mrekullueshëm të kësaj ndërtese. Menjëherë ndjej një fllad të ëmbël mëshirues, por edhe erëmirë, i cili përplaset me butësi në fytyrën time...
Që në hyrje, përballem me një aromë të këndshme e cila vjen nga lulet shumë llojshe që gjenden në lulishten e kësaj ndërtese të dashur. Në dy anët e hyrjes gjenden pemë të larta dekorative, shumëvjeçare, natyrisht edhe këta të llojeve të ndryshme.
Përballë hyrjes së kësaj ndërtese, gjendet një shatërvan i thjeshtë, por mallëngjyes dhe tërheqës, nga i cili buron freski... Ndërsa në të djathtë të ofrohet një ambient shlodhës dhe i pastër, me disa stola të vendosur aty, nën hijen e pishave e të shelqeve të gjelbra.
Çdo pasdite shoh njerëz të mirë të ulur në to, veçanërisht pleqtë e moçëm të cilët përveç shlodhjes, ky ambient i këndshëm u bën dhe një tjetër nder, i merr përdore dhe i hedh në detrat e kujtimeve, u kujton vitet e rinisë kur ishin mysliman të mirë, të fuqishëm, punëtorë, aktivë, njerëz kontribuues...
Në anën tjetër gjendet dhoma e avdesit. Kjo dhomë ka një kapacitet prej dymbëdhjetë vendesh. E gjithë lulishtja ka barin e gjelbër gjithëvjetor, pemët dhe drunjtë dekorativë. Ky ambient dehës është i rrethuar me kangjella hekuri të punuara artistikisht.
Largohem pak nga oborri dhe me këmbë të djathtë hy në këtë ndërtesë të bereqetshme. Para meje shfaqen zbukurime përrallore, me kaligrafi të rrallë, e cila është sa e re aq edhe e vjetër. Në qendër mund të shikosh një llambadar të madh, të thjeshtë, por tërheqës e mahnitës, plot dritë!...
Dritaret janë të mëdha. Të rrethuara me kangjella të mëdha të stilit osman. Të jesh pjesë e kësaj ndërtese është diçka e veçantë, është solemne; por mbi të gjitha është krenari. Këtu takon njerëz të ndryshëm. Këtu gjen të rinj të cilët janë punëtorë, të thjeshtë, të urtë, të edukuar, e mbi të gjitha krenarë e të pastër.
Pasi takohem me prijësin e tyre (Imamin e xhamisë) dhe me një pjesë të tyre, largohem nga shtëpia e Zotit duke e falënderuar Atë që ma bëri rrësk të kaloj edhe një natë tjetër të këndshme në shtëpinë e Tij, (Natën e Kadrit).
Nga xhamia “Ebu Bekr” buronte erë trëndafili! Kjo erë më shoqëron edhe në këto momente që po përfundoj këtë shkrim! Sa erë e mirë...
Shkodër, më 08.10..2007
Mirsad Sylja